Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka thënë se ai beson që në Bosnjë dhe Hercegovinë është kryer gjenocid nga ana e Serbisë.
Ai ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë kur ka vendosur për krimet që kanë ndodhur në Srebrenicë.
“Është shumë me rëndësi që Gjykata Ndërkombëtare disi e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Në këtë kuptim, qëndrimi im është shumë i qartë si dhe Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar tashmë një rezolutë për këtë çështje”, ka deklaruar Milatoviq, për Al Jaziran, transmeton Reporteri.net.
“Është shumë me rëndësi që ne si rajon, së bashku, të bëjmë një gjykim për të kaluarën e vështirë. Një të kaluar si ajo e Srbrenicës, por gjithashtu e Jasenovqit, si dhe një të kaluar si ajo e Malit të Zi, e krimeve të mëdha në Piva, Velica… këto janë ato që unë qartazi i dënoj”, ka thënë Milatoviq./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.