Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka ndarë një raport të të Bankës Botërore ku figurojnë të dhënat mbi mbështjetjen e qeverive të disa shteteve të Ballkanit karshi subvencionimit të energjisë elektrike.
Sipas këtij raporti, tha Murati, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet. Megjithatë, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022”, ka shkruar Murati në Facebook.
Tutje, ministri tha se kjo arritje bëhet edhe më e veçantë kur përmendim se kjo mbështetje është bërë gjatë uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të buxhetit publik. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: