×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeqyteti i njohur në terr pas ndërprerjes së papritur të energjisë elektrike

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 16:14

    Kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, dhe qytetet përreth janë përballur me shkëputje të energjisë elektrike.


    Semaforat dhe sinjalizuesit tjerë të trafikut janë çkyqur nga energjia elektrike duke shkaktuar kaos të madh në qytetin e dendur nga trafiku.

    Udhëtarët në stacionet e metrove janë evakuuar pas rënies së sistemit të energjisë elektrike në tërë qytetin, deklaruan autoritetet.

    Rreth 10 milionë banorë jetojnë në Xhakartë me më shumë se 20 milionë në qytetet përreth.

    Aeroporti Ndërkombëtar i qytetit nuk është prekur nga ndërprerja e energjisë derisa spitalët kanë bërë zgjidhje alternative.

    Autoritetet deklaruan se shkaktari i ndërprerjes së energjisë elektrike është mosfunksionimi i një termocentrali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!