Presidenti Donald Trump ka thënë se “urrejtja nuk ka vend” në SHBA pas vdekjes së 29 vetave në dy sulme gjatë fundjavës.
Ai ka dënuar këto sulme në mes të kritikave se edhe vet bartë një pjesë të përgjegjësisë, shkruan BBC.
Sulmi në Walmart të El Paso la të vdekur 20 veta, kurse nëntë të tjerë u vranë në Dayton të Ohio-s.
Trump ka thënë se “ndoshta duhet të punohet më shumë” që sulmet e tilla të ndërpriten.
Megjithatë kritiket kanë thënë se ai është pjesë e problemit duke cituar retorikën e tij antimigracionit dhe kundërshtimin mbi kontrollin e armëve.