Një fëmijë 7-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin e Baselit në Zvicër.
Siç raportohet, viktima besohet se është me prejardhje nga Lipjani.
Ngjarja ka ndodhur derisa fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla, ndërkaq dyshohet se vrasja është kryer nga një grua 75-vjeçare, raportojnë mediat zvicerane.
Shtatë vjeçari është gjetur i shtrirë nga mësuesi i tij, derisa është dërguar në spital mirëpo nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve, ndërkohë që akoma nuk dihen motivet e vrasjes.