Një adoleshent shqiptar ka gjetur vdekjen dy ditë më parë nga aksidenti rrugor në Ischia të Italisë.
Mediet fqinje raportojnë se 16-vjeçari James Veismaili, ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një grua që drejtonte automjetin.
Dëshmitarët thonë se drejtuesja e mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin, duke dalë nga rruga por nuk ka mundur. Viktima kishte shkuar me pushime tek motra e tij për dy javë, por jeta iu pre në mes, raporton “Tch”.
Ajo është përplasur edhe me një automjet tjetër, të parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur. Mësohet se gruaja rreth të 40-ve është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një histori e tillë.
Në vitin 2012, ajo kishte përplasur një tjetër këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen. Si pasojë e kësaj, gruas i ishte hequr patenta për një vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.