×
  • Lajme
  • Rajon

    Ministrja serbe shkon në kuvend me bluzë transparente, shpërthejnë komentet: S’e respektoi kodin e veshjes

    Reporteri
    28 Prill 2023 | 18:40

    Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviç, është kthyer në personin më të kërkuar në rrjet orëve e fundit si pasojë e veshjes që kishte zgjedhur për t’u prezantuar në seancës së radhës së Kuvendit serb.

    Ministrja u shfaq me një bluzë transparente, teksa komentet shpërthyen në rrjet se kjo ishte diçka joetike dhe se Tanaskoviç kishte thyer kodin e veshjes në kuvend.

    Rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit Popullor parashikon që personat në listën e saj duhet të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!