Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht çfarë tha zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson.
Zëdhënësi, gjithashtu, tha që Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë për të kërkuar një marrëveshje daljeje me kolegët në Bashkimin Evropian, dhe se qeveria shpresonte që blloku të ndryshojë qëndrimin e tij në të ashtuquajturën prapavijë irlandeze.
“Britania do të largohet nga BE në 31 tetor pavarësisht nga pasojat. Nuk ka ‘nëse’ ose ‘pse’. Ne duhet të rivendosim besimin në demokracinë tonë dhe të përmbushim premtimet e bëra për qytetarët. Politikanët nuk mund të zgjedhin që votat e kujt do të respektohen. Ata janë zotuar të respektojnë rezultatet e referendumit dhe ne duhet ta bëjmë atë”, tha një zëdhënës.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva tha se KE ishte e hapur për bisedime me kryeministrin Johnson, në mënyrë që të shmangte një Brexit të rëndë që mund të shkaktojë një rënie të madhe ekonomike.
Megjithatë, ajo tha, një marrëveshje britanike-BE mbi Brexit tashmë është arritur.
“Por ne jemi të hapur për të diskutuar deklaratën politike”, tha Andreeva.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.