Në Zelandë të Re është falur xhumaja dhe është mbajtur një heshtje dyminutëshe në ceremonitë që shënojnë bërjen një javë që nga sulmet në xhamitë në Christchurch.
Kryeministrja Jacinda Ardern u bashkua me mijëra qytetarë pranë xhamisë së Al-Noorit, një nga dy xhamitë që ishin pre e sulmit terrorist të premten e kaluar.
Imami Gamal Fouda, i cili drejton lutjet deklaroi se janë të goditur por nuk janë thyer, transmeton Gazeta Metro.
Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet terroriste të bëra nga Brenton Tarrant, një supremacist i vetëshpallur i bardhë, i cili tashmë është akuzuar për vrasje dhe pritet të përballet me akuza të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.