×
  • Lajme
  • Rajon

    Momenti i arrestimit të 14 vjeçarit që vrau 9 njerëz në një shkollë në Serbi, zbulohet motivi i mundshëm

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 12:46

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se numri i personave të vdekur në shkollën fillore në Beograd ka shkuar në nëntë.

    Sipas MPB-së serbe, nga të shtënat e 14-vjeçit, të vrarë kanë mbetur tetë fëmijë dhe punonjësi i sigurimit, ndërsa janë lënduar gjashtë nxënës dhe një mësuese e shkollës.

    Bëhet e ditur se i dyshuari për këtë vepër është arrestuar në oborrin e shkollës, ndërsa forcat e policisë janë në terren duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

    14 vjeçari, Kosta K. përshkruhet si nxënës shembullor, i cili mori pjesë në shumë gara shkollore, nga ku mori edhe mirënjohjeje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Vitin e kaluar Kosta fitoi vendin e tretë në garën e historisë. Sipas mediave në Serbi, e skena e përgjakshme ka nisur sot pikërisht për zemërimin e tij ndaj mësueses së historisë, në klasën e së cilës ai ka nisur të shtënat.

    Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë.

    Detaje të tjera nuk janë dhënë ende. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!