Mësuesja e historisë Tatjana Stevanoviq është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar ka vrarë 9 persona.
Nxënësi ka hyrë në shkollë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka vrarë nëntë persona. Fillimisht vrau rojen e shkollës, Dragan Vlahoviq dhe më pas zbriti në korridor.
Si përfundim hyri në dhomën e historisë dhe qëlloi nxënësit dhe mësuesen, vetëm aty thuhet se vdiqën 6 nxënës.
Raportohet se e plagosur ka mbetur edhe mësuesja.
Studenti është vënë në pranga pak pas të shtënave.
14 vjeçari, Kosta K. përshkruhet si nxënës shembullor, i cili mori pjesë në shumë gara shkollore, nga ku mori edhe mirënjohjeje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Vitin e kaluar Kosta fitoi vendin e tretë në garën e historisë. Sipas mediave në Serbi, e skena e përgjakshme ka nisur sot pikërisht për zemërimin e tij ndaj mësueses së historisë, në klasën e së cilës ai ka nisur të shtënat.
Detaje të tjera nuk janë dhënë ende. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.