Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që mosha e përgjegjësisë penale në Serbi të ulet nga 14 në 12 vjeç.
Kjo pas ngjarjes me të shtëna në një shkollë në Beograd, ku një 13 vjeçar me armë zjarri ka privuar nga jeta tetë nxënës dhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë, përcjell Reporteri.net.
Duke qenë se i dyshuari për të shtënat e sotme është 13 vjeçar, ai sipas kodit penal të Serbisë nuk mund të akuzohet nga zyra penale.
Presidenti serb, duke folur në një fjalim televiziv gjatë ditës së sotme, tha se djali i dyshuar po vendosej në një institucion të specializuar psikiatrik.
“Në këtë moment djali është në një vend të veçantë dhe ai do të vendoset në një departament special të një klinike psikiatrike”, u tha Vuçiq gazetarëve, raporton Reuters.
Policia pos 13 vjeçarit ka arrestuar edhe prindërit e tij. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.