Një shkollë tjetër në Serbi është alarmuar pas rastit tronditës së ndodhi dje, ku një 14 vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd.
Siç raportojnë mediat në Serbi, shkolla fillore “Miloje Vasiq” në Kalugjericë ka marrë vendim që mësimi nesër të ndërpritet për arsye se njëri nga nxënësit e shkollës ka shfaqur sjellje shqetësuese duke imituar veprimet e 14 vjeçarit që kreu dje sulmin, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Gjegjësisht, siç raportohet një student, përmes disa videove në rrjetet sociale ka tentuar të imitojë disa nga veprimet e 14 vjeçarit në sulmin e djeshëm.
Për rastin është lajmëruar edhe Policia.
I mituri që dyshohet se organizoi sulmin në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ku mbetën të vrarë 9 persona, prej tyre 8 fëmijë, tashmë ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj.
Ndërkaq, babai i të miturit i cili u ndalua për 48 orë, pritet të dalë nesër në orën 10:00 para Prokurorisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.