×
  • Lajme
  • Rajon

    Tjetër sulm i armatosur në Serbi: 8 të vrarë, e 13 të plagosur

    Reporteri
    05 Maj 2023 | 7:14

    Të paktën tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat në një fshat afër Mlladenovcit, në Beograd, raportojnë mediat serbe.

    Agjencia Tanjug raporton se nga të shtënat janë plagosur 13 persona, shtatë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Sipas N1, është lëshuar urdhër-arresti për autorin U.B. (21), ndërsa policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sulmuesi ka qëlluar me armë automatike një grup personash nga një automjet në lëvizje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Siç raportohet shtatë të lënduar rëndë janë transportuar në Qendrën Emergjente të SHKK-së dhe janë në gjendje kritike për jetën.

    Siç raportojnë mediat, ekipet e ambulancës dhe policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa helikopterët kanë fluturuar mbi vendin. /Rreporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!