Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policor , I.D., dhe B. Sh., për veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, dy të pandehurit I.D., dhe B. Sh., gjatë kryerjes së pozitës zyrtare në cilësinë e zyrtarëve Policor, me datën 06.04.2018, në pik kalimin kufitar në Qaf Prush, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke kaluar kompetencat e tyre, me qëllim që të sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.