Një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, si pasojë e plagëve të cilat i mori gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, ka humbur jetën.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë atje, njofton televizioni serb, RTS.
Sipas njoftimit, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.
Kjo vogëlushe është viktima e 10 e krimit monstruoz që ndodhi më 3 maj në Beograd, ku 14 vjecari Kosta K., nxënës i klasës së 7-të vrau tetë nxënës, një roje dhe plagosi shtatë persona të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.