×
  • Lajme
  • Rajon

    Autobusi përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci, shpëtojnë pasagjerët

    Reporteri
    17 Maj 2023 | 21:04

    Një autobus i cili po shkonte drejt Austrisë, është përfshirë nga flakët në një autostradë në Kroaci pak paar orës 13:00 të së mërkurës.

    Sipas raportimeve të mediave të huaja, në autobus ndodheshin 17 pasagjerët janë shpëtuar shkruan Telegrafi, përcjell Reporteri.net.

    Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zjarrfikësit nga njësitë e Zjarrfikësve të Zagorjës të cilët kanë shuar zjarrin.

    Policia ka bërë të ditur se zjarri është shuar në orën 13:33.

    17 pasagjerët në autobus nuk pësuan lëndime.

    Ata më pas u transferuan në një autobus tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Austrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!