×
  • Lajme
  • Rajon

    Protesta kundër dhunës mbrëmë zgjati deri pas mesnate në Beograd, kërkohen dorëheqje

    Reporteri
    20 Maj 2023 | 11:11

    Protesta e tretë e Serbisë kundër dhunës u mbajt mbrëmë në Beograd dhe zgjati më shumë se tetë orë.

    Në këtë protestë dolën mijëra qytetarë që kërkonin ndryshime politike në Serbi.

    Siç raporton Danas, protesta u mbajt deri pas mesnate, derisa kishte thirrje që protestuesit të qëndrojnë në autostradë tërë natën.

    “Vendimi për t’i lënë protestuesit të qëndrojnë në autostradë derisa presidenti i Serbisë dhe SNS-së Aleksandar Vuçiq të japë dorëheqjen është vazhdim i presionit ndaj qeverisë”, tha profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Gjorgje Paviçeviq.

    Siç tha ai, tubimi ishte mbresëlënës dhe se kjo pjesëmarrje e njerëzve frymëzon besimin se në Serbi duhet të ndiqet një politikë tjetër.

    “Qeveria duhet të kthehet në anën tjetër dhe të dëgjojë qytetarët dhe partitë e tjera”.

    Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe nxënës të gjimnazeve, që dolën në rrugë bashkë me profesorët e tyre.

    Në rrjetet sociale u bë thirrje edhe për dorëheqje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!