×
  • Lajme
  • Botë

    Arrihet marrëveshje për zonën e sigurisë në Siri

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 20:24
    A U.S. Soldier stands guard during a security patrol outside Manbij, Syria, June 24, 2018. The patrols are done in coordination with Turkish military forces along the demarcation line outside Manbij to achieve safety and stability in the region. (U.S. Army photo by Staff Sgt. Timothy R. Koster)

    Turqia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të mërkurën të krijojnë një qendër të përbashkët operacioni në Turqi, për të koordinuar dhe menaxhuar një zonë të sigurt në veri-lindje të Sirisë.


    Ky vendim pritet të zvogëlojë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake turke në atë zonë.

    Të dyja vendet dhanë pak detaje për marrëveshjen, e cila u arrit pas disa ditë bisedimesh.

    Kishte mospajtime disa-mujore, lidhur me atë se deri ku duhet të shtrihet zona e sigurt, dhe kush duhet të komandojë forcat që patrullojnë aty.

    Zona e propozuar synon të sigurojë një korridor që shtrihet në më shumë se 400 kilometra përgjatë kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë, shumica e të cilit kontrollohet nga milicia kurde, e cila kishte mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

    Ankaraja e sheh këtë formacion kurd si terroristë, që paraqesin një kërcënim të madh të sigurisë, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin lidhjet e saj me të.

    Turqia ka dërguar dy herë forca në veriun e Sirisë, në tre vitet e fundit, për të larguar luftëtarët kurdë dhe Shtetin Islamik nga kufiri.

    Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të dielën, se një sulm i tretë do të ndodhë së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!