Ky është momenti i tmerrshëm kur një shef policie spanjoll goditet me thikë nga një shitës ilegal në plazh. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të turistëve të tmerruar, ndërkohë që oficerët e policisë po përpiqeshin ta largonin nga plazhi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Antonio Garrido u godit me thikë tri herë pas një sulmi të befasishëm nga një prej shitësve gjatë një aksioni të policisë në Punta Umbria, jugperëndim të Spanjës.
Lidhur me këtë, tre persona ua arrestuan duke përfshirë një pushues i cili po filmonte, ndërkohë që ngjarja ndodhi.
Shefi i policisë u dërgua menjëherë në spital, në qytetin e Huelva ku gjendja e tij është përshkruar si ‘e qëndrueshme’.
Mjekët konfirmuan se thika nuk kishte prekur asnjë nga organet vitale të viktimës.
Sulmuesi u arrestua nën akuzat për tentim-vrasje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.