×
  • Lajme
  • Rajon

    Chollet telefonon Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

    Reporteri
    03 Qershor 2023 | 22:04

    Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar dje me presidentin e Serbisë të cilin thotë se e ka “inkurajuar” që t’i nxisë serbët e Kosovës për qetësi.

    Në një postim në Twitter, Chollet tha se nga Vuçiqi ka kërkuar po ashtu që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar qetësimin e krizës në veri të Kosovës

    “Inkurajova presidentin Vuçiq dje për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Chollet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!