×
  • Lajme
  • Rajon

    Tensionet në Kosovë, baronesha Helic inicion diskutim edhe në “House of Lords”

    Reporteri
    06 Qershor 2023 | 11:21

    Në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ose në atë që njihet në gjuhën angleze si “House of Lords” do të diskutohet sot për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për hapat që duhet ndërmerren për të përkrahur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovës dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

    Ky diskutim është iniciuar nga baronesha Armika Helic nga partia konservatore.

    “Trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe hapat për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në konfirmimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

    “Baronesha Helic të pyesë Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se çfarë vlerësimi kanë bërë për trazirat e fundit në veri të Kosovës; dhe çfarë hapash po ndërmarrin për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në (1) Kosovë dhe (2) rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në agjendën zyrtare të “House of Lords”.

    Mbledhja e Dhomës së Lartë do të nis në orën 15:30 sipas orës lokale të Kosovës.

    Dje ndërkohë në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë deputetja Alicia Kearns ajo që ka ngritur për diskutim çështjen e sigurisë në Kosovë pas trazirave në veri të vendit.

    Kearns kishte kërkuar një qëndrim të Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme lidhur me ngjarjet në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!