“Mazhoranca nuk ekziston më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar mbrëmjen e sotme (8 gusht 2019) zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini me një notë zyrtare shpërdarë për mediat.
“E kotë, thotë Salvini, të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative si ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del e jo për Zotërinë Jo. Nuk kërkojmë poltrona apo ministra më shumë , as qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë shumë e vetmja mundësi janë zgjedhjet e parakohshme”
“Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe sot kryeministrit Konte, thotë Salvini në komunikatën e tij zyrtare.
“Nuk ka më mazhorancë siç e dëshmoi votimi mbi TAV e fyerjet ndaj meje e Lidhjes nga “aleatët” tanë qeverisës, prandaj ja japim fjalën zgjedhësve. Pushimet nuk janë një shkak për të humbur kohë e parlamentarët ( vetëm nëse nuk duan të humbin kolltukun) mund të kthehen në punë qysh javën që vjen siç kanë bërë miliona italianë”, thuhet në qëndrimin zyrtar të zëvendëskryeministrit e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.