Vedat Muriqi organizoi një aheng të premten mbrëma, me rastin e “synetisë” së djalit të tij.

Të ftuar ishin figura të njohura, përfshirë shokët e tij nga Kombëtarja e Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe përzgjedhësi francez, Alain Giresse, si dhe stafi drejtues i Kombëtares.

Reklamë

Trajneri dhe shokët e Muriqit u përkujdesen edhe për atmosferën.

 

 

Kujtojmë se “Dardanët” nisën grumbullimin para dy ditësh, teksa javën e ardhshme do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Më 16 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e Rumanisë, kurse tre ditë më vonë do të luajë në udhëtim ndaj Bjellorusisë

Reklamë