×
  • Lajme
  • Rajon

    Mali i Zi nesër në zgjedhje, kë favorizojnë sondazhet dhe roli i partive shqiptare

    Reporteri
    10 Qershor 2023 | 22:50

    Mali i Zi do të mbajë nesër zgjedhjet parlamentare, të cilat vijnë pas atyre presidenciale.

    Gjithsej janë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca që konkurrojnë për 81 vende në parlamentin e Malit të Zi.

    Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, “Forumi Shqiptar”, “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Unioni Shqiptar”.

    Roli i shqiptarëve mund të jetë vendimtar, pasi “Partia Europa” e presidentit aktual Jakov Milatoviç pritet të marrë 2/3-at e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç dhe pakicat, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shtetëror.

    Gjithnjë sipas sondazheve të bëra e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistëve” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e krijuan ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiç, Millojko Spajiç dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviç . Të dy këta, njëri në postin e ministrit të Financave dhe tjetri në postin e ministrit të Ekonomisë mbahen mend nga opinion sepse realizuan programin “Evropa Tani 1” që nënkuptoi rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për këtë arsye menjëherë gëzuan popullaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në radhët e qytetarëve të Malit të Zi.

    Në këtë fushatë kjo lëvizje u prezantua me programin “Evropa 2”, e cila po ashtu parasheh rritjen e pagave, pensioneve, mirëqenien e përgjithshme dhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Edhe pse kjo lëvizje ka kuota të larta në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re që të jetë e qëndrueshme me detyra prioritare, e ta nxjerrë vendin nga kriza shumëvjeçare politike dhe ekonomike dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Sipas sondazheve, 7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave kombëtare që mund të jenë vendimtarë që të arrihet numri prej 41 deputetësh nga 80 gjithsej, që është numri minimal për qeverisjen e re në Malin e Zi.

    Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit do të hapen nesër nga ora 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!