Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka komentuar rezultatet paraprake parlamentare të Malit të Zi.
Ai tha se “partia që drejtojë deri më tani ka fituar dy mandate” ndërsa ka përsëritur se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik.
Gjeloshaj ka pohuar se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në Kuvend, raporton rtcg.
“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha ai.
Politikani shqiptar beson se Mali i Zi do të ketë një qeveri të qëndrueshme, e cila do ta dërgojë në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, lëvizja që e ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, ka fituar zgjedhjet parlamentare ndërsa në pozitën e dytë është DPS, të cilën deri para disa jave e ka drejtuar Milo Gjukanoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.