Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Lukavac të Bosnjë e Hercegovinës.
Lajmin për mediat boshnjake e ka konfirmuar kryetari i komunës, Edin Deliq, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Sipas informacioneve fillestare ka të lënduar, por nuk janë nxënës, ka konfirmuar Deliq.
“U kërkoj prindërve që të frenojnë panikun. Autori është një fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Ishte një ditë e vështirë”, tha Deliq.
Ndërkohë siç raporton mediumi boshnjak Klix.ba, autori i sulmi është një nxënës 15 vjeçar që ishte transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën për shkak të sjelljes së tij të keqe.
Nxënësi ka ardhur i armatosur mëngjesin e sotëm në shkollë dhe ka kërkuar punonjësin N.O. të cilin e qëlloi në kokë.
Siç raporton mediumi Dnevni Avaz, i plagosur armë djali i Ismet Osmanoviqit, ish-deputet i SDA-së.
Ai ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e qafës.
Policia ka arrestuar menjëherë nxënësin në fjalë. /Reporteri.net/