Kosova ka ndryshuar “masën e sigurisë” në kufi për maunat me mallrat që transportohen nga Serbia.
Vendimi i ri i institucioneve kosovare ndalon vetëm hyrjen në Kosovë të maunave dhe transportuesve të tjerë me mallra që kanë Serbinë vend të origjinës, merr vesh gazeta online Reporteri.net.
Ndalesa nuk vlen më për mallrat që kanë origjinën nga vendet tjera, duke u lejuar tashmë që në territorin e Kosovës të mund të hyjnë transportuesit e mallrave përkundër që bartin targa të Serbisë, me kushtin që brenda tyre nuk transportojnë mallra me origjinë nga shteti serb.
Kjo masë, që nga Kosova arsyetohet “për shkaqe sigurie”, vjen pas tensioneve në veri dhe kidnapimit të tre policëve kosovar nga shteti serb.
Nga java e shkuar e deri sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuar të futen në Kosovë.
Vendim i ri ka nisur të zbatohet qysh sot, paradite, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.