×
  • Lajme
  • Botë

    Korea e Veriut lëshon dy raketa

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 8:48

    Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër sot duke e çuar në 5 numrin total të raketave të lëshuara gjatë javëve të fundit.


    Raketa është lëshuar në det thotë Korea e Jugut. Në qoftë se ky lajm konfirmohet atëherë Korea e Veriut ka shkelur 11 rezoluta të Kombeve të Bashkuara.

    Raketat u lëshuan pas deklaratës së Trump ku tha se kishte marrë një ‘letër shumë të bukur’ nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Kim Jong Un nuk ishte i kënaqur me ushtrimet ushtarake të përbashkëta SHBA- Kore e Jugut të bëra deri tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!