×
  • Lajme
  • Rajon

    Presidenti malazez: Qëndrimi ynë është i qartë, e mbështesim procesin e dialogut

    Reporteri
    27 Qershor 2023 | 19:00

    Presidenit i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka deklaruar se vendi i tij është i përkushtuar ndaj procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

    Ai përmendi refuzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj ndihmës së ofruar nga Mali i Zi në procesin e dialogut.

    “Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai në një konfernecë për media me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovksi.

    “Shpresojmë për një de-përshkallëzimin të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, tha ai, shkruan Vijesti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!