×
  • Lajme
  • Rajon

    Von der Leyen i kërkon Vuçiqit de-përshkallëzim të situatës në veri

    Reporteri
    27 Qershor 2023 | 19:14

    Ursula von der Layen, president e Komisionit Evropian, ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka folur për rëndësinë e uljes së tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo i ka kërkuar Vuçiqit që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin në dialogun Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Fola me presidenti Vuçiq sot për rolin e Serbisë de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, ka thënë ajo.

    “Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar e para e Komisionit Evropian.

    Ajo ka zhvilluar bisedë edhe me kryeministrin, Albin Kurti – përmbajtja e bisedës në esencë ishte e njëjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!