Të shtëna me armë janë raportuar në Sisak të Kroacisë, ku sipas raportimeve një burrë ka qëlluar me kallashnikov.
Siç raporton mediumi kroat Veçernji List bëhet fjalë për një të vdekur e për disa të lënduar. Vendbanimi është i bllokuar, dhe një numër i madh i policëve ndodhen në terren.
Në vendbanim dëgjohen sirenat e emergjencës.
Gazeta mësoi nga policia e Sisakut se rreth orës 21:30 kanë marrë një raport për të shtënat dhe se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Dëshmitarët raportojnë se një burrë ka qëlluar në rrugë dhe ka djegur dy shtëpi. /Reporteri.net/