×
  • Lajme
  • Botë

    FBI’ja fillon hetimet mbi vetëvrasjen miliarderit amerikan

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 21:51

    FBI’ja dhe departamenti i drejtësisë fillojnë hetimet për “vetëvrasjen” e Epstien, ndërsa interneti mbushet me teori konspirative.


    Alexandria Ocasio-Cortez po kërkon përgjigje për rrethanat e vdekjes së Jeffrey Epstein në burg në rrethana të mistershme.

    Pyetja kryesore është se pse një i dyshuar që po hetohej për abuzim seksual me vajza të mitura nuk ishte vendosur në mbikqyrje të veçantë. Derisa interneti mbushet me teori konspirative, kongresmeni i Neë York ishte midis atyre që shprehin hidhërim për vdekjen e Jeffrey Epstein.

    “Ne kemi nevojë për përgjigje,” i ka thënë në tëitter znj. Ocasio-Cortez, një anëtar i komitetit të mbikëqyrjes dhe reformës së Dhomës së Përfaqësuesve. Shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

    Autoritet në Neë York konfirmuan se 66-vjeçari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij rreth orës 7.30 të mëngjesit të së shtunës në Qendrën Korrektuese të Manhattan në Neë York City.

    Muajin e kaluar, Epstein u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij të burgut me shenja në qafë, sipas njoftimeve të mediave dhe zyrtarët po hetonin atë incident si ose një përpjekje e mundshme vetëvrasjeje ose tjetër sulm.

    Deri më tash nuk ka asnjë shpjegim të menjëhershëm pse ky person nuk u vu nën mbikëqyrje të veçantë pas atij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!