×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna me armë në një xhami në Oslo, një i plagosur

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 11:38

    Një person është plagosur në një xhami në periferi të Oslos dhe sipas policisë i dyshuari është arrestuar.


    Të shtënat ndodhën në orët e para të 11 gushtit në qendrën islamike al-Noor në qytetin Baerum, në periferi të Oslo në Norvegji. Policia tha se nuk kishte asnjë indikacion se ishin përfshirë më shumë njerëz.

    Viktima ishte një anëtar 75-vjeçar i kongregacionit, tha drejtori i xhamisë Irfan Mushtaq.

    “Burri mbante dy armë, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai theu derën prej qelqi dhe qëlloi”, tha ai. “Një person është qëlluar.

    Nuk dihet ende gjendja e viktimës. Një i dyshuar është arrestuar. Policia po punon në atë vend”, tha policia e Oslos në “Twitter”.

    Ata thanë se nuk kishin asnjë informacion në lidhje me të dyshuarin, përveç se ai ishte përshkruar si “i bardhë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!