Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe mënyrat e deeskalimit në veri.

Vuçiq theksoi në Instagram se edhe një herë e paralajmëroi Lajçakun se populli serb ka qenë i ekspozuar ndaj torturës dhe persekutimit në 15 vitet e fundit.

“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jetë më konkretisht i përfshirë në të gjitha këto çështje”, shkroi presidenti i Serbisë në Instagram.

Reklamë

Lajçak gjatë ditës së djeshme qëndroi në Kosovë ku zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Reklamë