Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që të fillojnë negociatat,pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes SHBA-së dhe Koresë Jugore.
Këtë e bëri të ditur Trump me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ai tha se Kim u deklarua kështu me anë të një letre të cilën ia dërgoi.
“Ishte gjithashtu një kërkim falje e vogël për testimin e raketave me rreze të shkurtër, ai se ky testim do të ndalet kur të përfundojnë ushtrimet”, ka shkruar Trump.
Koreja Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.