Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka marrë me vete një zmadhues të zërit brenda sallës së Kuvendit dhe ka lëshuar audio-incizimet ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Audio-incizimet janë publikuar në tri pjesë. Në pjesën e tretë Kusari-Lila dëgjohet teksa përgojon dhe ofendon ish-eksponent të UÇK’së dhe disa zyrtarë të PDK-së.
Përveç tjerash, audio-incizimi nxori në pah edhe të paktën një bisedë telefonike të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes me kriminelin serb Milan Radojiçiq – i shpallur non-grata nga SHBA’ja dhe Britania e Madhe.