Gjashtë persona janë lënduar në një shkëmbim zjarri i cili ka ndodhur gjatë një feste rrugore në Çikago. Policia ka kumtuar se së paku një person është i dyshuar se ka hapur zjarr ndaj vizitorëve, transmeton CNN.
“Ka ardhur deri te përleshja në mes disa personave, pastaj me siguri një person ka qëlluar nga vetura”, ka deklaruar zyrtarja e policisë Michelle Tannehill.
Gjashtë persona të lënduar, pesë gra dhe një burrë, janë mjekuar nëpër spitale lokale dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.
CNN përkujton se Çikago ende po e merr veten prej fundjavës së kaluar kur në disa qëllime me armë zjarri në qytet shtatë persona janë vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur.
Vetëm më 2 gusht janë shënuar 32 incidente, ku ka ardhur deri te qëllimi me armë zjarri.