×
  • Lajme
  • Rajon / Zjarret në Greqi

    Pushime të djegura për mijëra turistë në Rodos, evakuohen 30.000 vetë

    Reporteri
    23 Korrik 2023 | 10:32

    Natë kaotike në ishullin grek të pushimeve, Rodos.

    Për mijëra turistë pushimet shprehimisht u dogjën.

    Sipas AFP gjithsej janë evakuuar 30.000 vetë pas shpërthimit të zjarreve masive. Më shumë se 2000 prej tyre, shumica pushues u morën me anije nga plazhet, njoftoi roja bregdetare greke, por edhe me autobusë. Jo pak turistë duhej të ecnin me këmbë në përpjekje të dilnin nga zona e rrezikut, pas rrugëve të bllokuara.

    Temperaturat rreth 40 gradë kanë përfshirë Greqinë prej ditësh. Shumica e të evakuuarve janë dërguar në veri të ishullit për t’u strehuar në salla sporti apo shkolla. Zjarret ende nuk janë shuar. /DW

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!