×
  • Lajme
  • Rajon

    Rada Trajkoviq ironizon me pushtetin në Beograd: Hill po i shëndrron në adhurues të Perëndimit

    Reporteri
    01 Gusht 2023 | 21:54

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka publikuar një video të politikanëve serbë teksa japi deklarata perëndimore.

    Ai ka shkruar në Twitter se ”e ardhmja e Serbisë është ne perëndim”.

    E me politikanët serbë, ka ironizar Rada Trajkoviq, politikane serbe në Kosovë që është këshilltare e ministrit Nenad Rashiq.

    Ajo ka thënë se politikanët që ishin “roje të urës anti-NATO”, tash janë “adhurues të perëndimit”.

    Kjo sipas saj është meritë e diplomacisë së Hillit.

    “Dikush mund të mos pajtohet me metodat e Amb. Hill, por efektiviteti i tij nuk mund të kontestohet. Ai i ktheu ish “rojet e urës” anti-NATO dhe ekstra në videot propagandistike kineze në fansa të Amerikës dhe Perëndimit. Diplomaci vërtet efektive”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!