×
  • Lajme
  • Rajon

    Petkoviq i reagon Hovenierit: Kufijtë e Kosovës janë kufij të Serbisë, Lista Srpska zë i popullit, jo i ambasadave

    Reporteri
    01 Gusht 2023 | 22:22
    I ashtuquajturi drejton i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk i ka pritur mirë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.

    Për më shumë, ai ka thënë se Lista Serbe është parti opozitare si të gjitha partitë opozitare, duke shtuar s’e nuk e konsiderojnë subjekt politik serb, por parti të serbëve etnikë në Kosovë.

    E kjo e ka “nervozuar”, Petkoviqin i cili në reagim përmendi linjën imagjinare të Beogradit sipas të cilëve “kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”, përkundër se Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, duke u njohur nga SHBA-ja dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, pavarësi e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

    Madje, Petkoviqi për Listën Serbe thotë se i shërben interesave kombëtare serbe, e jo sipas tij ato të ambasadave të huaja.

    ”Ne e dimë mirë @USAmbKosovoku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq në formën dëshirore, duke mohuar realitetin e Kosovës së pavarur.

    Hovenier-Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri, ju jeni parti opozitare e Kosovës së pavarur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!