Zyrtarët e Zelandës së Re pranuan se kanë bërë gabim të madh duke lejuar personin e akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy xhamitë të Christchurch, që të dërgojë një letër të shkruar me dorë nga qelia e tij e burgut, shkruan AA, transmeton Reporteri.net.
Letra gjashtë faqe nga Brenton Tarrant ishte postuar këtë javë në faqen e internetit 4chan, e cila është bërë famëkeqe si një vend për supremacistët e bardhë për të postuar pikëpamjet e tyre. E gjithë kjo vjen në një kohë të ndjeshme, me vrasës të tjerë të dyshuar nga El Paso deri në Norvegji duke përmendur Tarrant-in si frymëzim.
Letra duket se është shkruar me laps në një fletore të vogël dhe i drejtohet “Alan”-it në Rusi. Pjesa më e madhe duket të jetë relativisht e “pafajshme”, duke diskutuar për një udhëtim një mujor që Tarrant thotë se e bëri në Rusi në vitin 2015. Por letra paralajmëron gjithashtu se një “konflikt i madh” po vjen.
Australiani Brenton Tarrant, i cili akuzohet për vrasjen e 51 besimtarëve myslimanë në sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, përballet me 50 akuza për vrasje. Nga këto sulme kanë mbetur të lënduar edhe 50 njerëz të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.