×
  • Lajme
  • Rajon / VIDEO

    RTL: Kroatët “braktisin” bregdetin e tyre, dynden në Shqipëri

    Reporteri
    12 Gusht 2023 | 17:15

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e së shtunës ka ndarë një video-lajm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

    Rama ka shpërndarë storjen e televizionit kroat ku bëhet e ditur se 22 mijë kroat kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime.

    Ai e ka quajtur Kroacinë një “superstar” në turizëm, por që lajmi për një numër kaq të madh të turistëve kroat në Shqipëri e ka quajtur lajm bombastik.

    “❤️Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore 🇭🇷🗞️📺
    🇭🇷22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar 😉🏖️🦅
    #VetëmPërpara➡️🇦🇱”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!