×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq del në TV edhe të dielën: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

    Reporteri
    13 Gusht 2023 | 12:53
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë të diel ka thënë se kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”. Ai tha se ajo që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut “ishte skandal i skandaleve”.

    “Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, ka thënë Vuçiq në “TV Pink”.

    Vuçiq tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”, duke shtuar se Demaçi ishte “mentor dhe idhull i Kurtit”.

    “Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiq.

    Ai ka folur edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar politik i Besnik Bislimit.

    “Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!