×
  • Lajme
  • Botë

    I riu i pamëshirshëm: Qëlloi 26 persona në vetëm 32 sekonda para se të vritej nga policia

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 11:06

    Sulmuesi në masakrën e javës së kaluar në Dejton, Ohio, qëlloi 26 persona në 32 sekonda, njoftoi dje policia.


    Me ndihmën e vëzhgimit të gjerë të videove, policia ofroi një afat kohor të azhurnuar të lëvizjeve dhe veprimeve të sulmuesit në orët para se ai të vriste nëntë njerëz dhe të linte të plagosur 17 të tjerë, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net.

    Ai i shkruajti të motrës dhe një viktime tjetër disa minuta para se të fillonte të shtënat. Motra e tij ishte ndër personat e parë që u qëllua nga plumbat.

    Sulmuesi filloi të shtënat në orën 01:05 të mëngjesit, duke goditur 26 persona në më pak se një minutë para se të qëllohej fatalisht nga një oficer policie.

    Policia tha që sulmuesi ishte i fiksuar me të shtëna në masë, por nuk konfirmuan se ky ishte motivi për sulm./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!