×
  • Lajme
  • Botë

    Një portret bizar i Bill Clinton gjendet brenda shtëpisë së milarderit që kreu vetëvrasje në burg

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 14:42

    Geoffrey Epstein, miliarderi i cili ditë më parë u gjet i vdekur në burg zbukuroi njërën nga muret e shtëpisë së tij në New York me një portret të çuditshëm të ish presidentit amerikan Bill Clinton. Clinton aty shihet i pikturuar në një fustan blu me këpucë me take të kuqe.


    Nuk dihet kur kur është bërë kjo pikturë apo detaje të tjera, por është interesante që fotografia fsheh disa detaje që tregojnë qartë për skandalin më të madh me të cilin u përball Clinton gjatë mandatit të tij, transmeton Reporteri.net.

    Gruaja që bëri fotografinë publike për mediat tha që ishte e tronditur kur pa portretin përmes një derë të hapur ndërsa shëtiste nëpër shtëpi me partnerin e saj të biznesit.

    “Ky ishte Bill Klinton. Ishte tronditëse – ishte padyshim fotografia e tij. Ishte një imazh shumë provokues, seksual. Ai kishte veshur take, një fustan blu dhe krahu i tij ishte në një pozitë të çuditshme”,  tha ajo për Daily Mail.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!