×
  • Lajme
  • Rajon / Reagimi

    Edhe Maqedonia e Veriut i reagon ministrit serb i cili kërcënoi rajonin, kërkon sqarim

    Reporteri
    21 Gusht 2023 | 22:11

    Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili ka kërcënuar vendet e rajonit për shkak të njohjes së Kosovës.

    “A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, kishte thënë Vuçeviq.

    Këto ”vërejtje“, ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si të papërshatshme.

    Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.

    ”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinj. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Express.

    Beogradi vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, përkundër se shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete.

    Haradinaj i reagon Ministrit të Vuçiqit: Mos të harrojë që ka një marrëveshje me Kosovën, të përkrahur nga ShBA

    Rama: Të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e Beogradit, të mos harrojmë se ne jemi në NATO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!