×
  • Lajme
  • Rajon

    Escobar së shpejti për vizitë në Shkup

    Reporteri
    23 Gusht 2023 | 18:37
    Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Fotografi nga arkivi.

    Kabineti i presidentit maqedonas, Steve Pendarovski, ka njoftuar se diplomati amerikan, Gabriel Escobar, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

    Siç njofton agjencia MIA, diplomati amerikan në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe me liderin e opozitës, presidentin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    Escobar do të arrijë në Shkup një javë pasi filloi procedura për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

    Ndryshimet janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!