×
  • Lajme
  • Rajon / Vizitë diplomatike

    Pas Maqedonisë së Veriut, Escobar do të vizitojë Bosnjën këtë javë

    Reporteri
    28 Gusht 2023 | 22:00

    Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Bosnje Hercegovinën për këtë javë.

    Në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Bosnje, bëhet e ditur se do të diskutohet situata aktuale politike dhe përshkallëzimi i sulmeve ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe rendit kushtetues të Bosnjës.

    “Vizita e tij nënvizon mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të Bosnjës dhe për rrugën e saj euro-atlantike”, thuhet në njoftim.

    Escobar ishte për vizitë ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!