×
  • Lajme
  • Rajon

    Kovaçevski: Do të jemi vendi i parë i cili do të anëtarësohet në BE në vitin 2030

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 19:38
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se mesazhet janë të qartë dhe se pas shumë viteve, Bashkimi Evropian është i gatshme për zgjerim dhe pranimin e anëtareve të reja deri në vitin 2030.

    “Nëse i kalojmë vendimet e nevojshme në Kuvend, në vitin 2030 do të jemi vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të anëtarësohet në Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri Kovaçevski, në “Samo visitina” në Kanal 5.

    Ai shtoi se nëse tani nuk miratohen vendimet e nevojshme, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë para Maqedonisë, kurse vendi do të jetë bashkë me Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

    “Ato janë shtete që kanë probleme elementare në funksionimin e vet. Unë nuk pajtohem që shteti ynë dhe qytetarët të mbeten në grupin me Kosovën dhe Bosnjën në eurointegrime”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!